Dortmund “i fiksuar” me norvegjezët, 5 milionë euro për futbollistin e Union Berlinit

by admin
Spread the love

Julian Ryerson pritet që të bashkohet me Borussian e Dortmundit brenda pak ditëve. Mediat në Gjermani raportojnë se klubi verdhezi ka vendosur që të paguajë klauzolën prej 5 milionë eurosh tek Union Berlini, për të marrë shërbimet e mbrojtësit norvegjez. Dëmtimi i Thomas Meunier bëri që Dortmundi të vihet në lëvizje për të gjetur një zëvendësues.

25-vjeçari do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe shumë shpejt do të bëhet e ditura detajet e tjera të transferimi. Sipas “Sky Sport”, Ryerson do të nënshkruajë një kontratë për tre vjet e gjysmë me Dortmundin. Novergjezi luan mbrojtës i djathtë, por ai është gjithashtu është i aftë të luajë në krahun e majtë ose dhe si mbrojtës qendre. Ryerson po kalon një sezon mbresëlënës me Union Berlin, por verdhezinjtë e kanë bindur për t’u transferuar në “Signal Iduna Park”.

Ryerson mund të bëjë debutimin e tij te Borussia e Dortmundit këtë fundjavë, pasi ndaj Augsburgut, në ndeshjen e parë të Bundesligës për vitin e ri. Interes për 25-vjeçarin kishte edhe nga skuadra të tjera, por Dortmundi nxitoi duke qenë konkret në ofertën financiare.

Ryerson iu bashkua Union Berlinit nga Viking FK në vitin 2018 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të krahut në Bundesligë gjatë 18 muajve të fundit. Ai numëron gjithsej 109 paraqitje me skuadrën nga Berlini.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like