Dorëzohet Steve Bannon, fjalën e ka drejtësia! – Shqip

by admin
Spread the love

Steve Bannon, një këshilltar për një kohë të gjatë i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u dorëzua te autoritetet tre ditë pasi u padit për refuzimin e bashkëpunimit me hetimin për sulmin vdekjeprurës në Capitol.

Bannon u dorëzua të hënën në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale në zyrën e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Uashington.

Ai u akuzua sepse refuzoi t’i jepte informacion një komiteti të Kongresit Amerikan i cili po heton inkursionin vdekjeprurës të mbështetësve të Trump në Capitol më 6 janar.

Ndërhyrja në qendër të demokracisë

Para se të hynte në institucion, Bannon, duke parë kamerën që transmetoi ngjarjen drejtpërdrejt në rrjetin social konservator GETTR, u bëri thirrje mbështetësve të tij të qëndrojnë të fokusuar, transmeton Reuters.

“Ne po shkatërrojmë (presidentin aktual të SHBA-së Joe) regjimin Biden… Unë dua që ju të qëndroni të fokusuar. E gjithë kjo është vetëm zhurmë”, tha ai.

Bannon akuzohet për refuzimin e paraqitjes para komitetit hetimor dhe për refuzimin e paraqitjes së dokumenteve.

Për shpërfillje të Kongresit, ai përballet me një vit burg ose 1000 dollarë, tha Departamenti i Drejtësisë.

Ai do të dalë në gjykatë për herë të parë pas të hënës.

Anëtarët e bordit besojnë se gjyqi kundër Bannon mund të motivojë dëshmitarë të tjerë, si ish-shefi i zyrës së Trump, Mark Meadows, për të dëshmuar.

Bannon është një nga më shumë se 30 personat e afërt me ish-presidentin republikan, të cilët u thirrën për të dëshmuar para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngjarjet që i paraprinë inkursionit të mbështetësve të Trump në qendrën e demokracisë amerikane më 6 janar, në një kohë kur Capitol-i ishte duke konfirmuar fitoren e Bidenit në zgjedhje.

Katër persona u vranë dhe më shumë se 100 policë u plagosën në dhunën që pasoi.

Katër oficerë policie që ruanin Capitol-in u vetëvranë më vonë. /tesheshi.com/

You may also like