“Dorëzohet” kisha në Spanjë: Kompensim viktimave të abuzimeve!

by admin
Spread the love

Në një ndryshim të fortë qëndrimi, Kisha Katolike spanjolle njoftoi se do të kompensojë financiarisht të gjitha viktimat e abuzimit seksual në institucionet e saj.

Konferenca e Ipeshkvëve Spanjollë id ha dritën jeshile një plani që përfshin aspekte psikologjike, sociale, shpirtërore dhe ekonomike, diçka që nuk ishte realizuar më parë në këto përmasa.

Tani, kompensimi do të duhet tu shkojë të gjitha viktimave pa dallim, madje kjo vlen edhe për rastet kur autori i tyre ka vdekur ose nuk ka asnjë vendim gjykate. Do të mjaftojë vetëm që kisha të krijojë bindjen se krimi ka ndodhur, në mënyrë që viktima të përfitojë kompensimin. Sekretari i Përgjithshëm i CEE-së, César García Magán pohoi se pretendimet do të shqyrtohen rast pas rasti, duke shtuar se ndiejne dhimbje dhe turp për këtë fenomen.

Nuk ka ndërkohë detaje mbi shumat e dëmshpërblimeve apo nëse kisha po mendon të shesë një pjesë të aseteve të saj për të arritur të vërë në jetë këtë plan.  Deri tani Kisha Katolike në Spanjë kishte paguar dëmshpërblime vetëm pas vendimeve përkatëse të gjykatës, dhe nuk kompensonte viktimat për raste kur dhunuesi kishte ndërruar jetë.

Sipas raportit më të fundit të Kishës Spanjolle, midis viteve 1945 dhe 2022 në institucionet kishtare janë abuzuar nga 728 punonjës të kishës të paktën 927 të mitur.


Top Channel

You may also like