Dorëhiqet zyrtari i Departamentit të Shtetit prej ndihmës ushtarake të SHBA për ofensivën e Izraelit (fotot)

by admin
Spread the love

Josh Paul ishte deri para dy ditësh drejtor i çështjeve të ushtarake të Departamentit të Shtetit, ku kontrollonte politikat e shpërndarjes së armatimeve në vendet e tjera.

Pas dorëheqjes së tij dy dite me pare, në një intervistë me rrjetin vendas ABC News, Paul tha se reagimi i rëndë i Izraelit ndaj Hamas që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në Palestinë, është një veprim kundra-produktiv për sigurinë e tyre.

Paul shtonte se ndryshe nga politikat e armatimeve për vende si Arabia Saudite në lidhje me Izraelin, nuk është lejuar debati i lirë.

Zëdhënësi i Departament, Matthew Miller tha në një takim me mediat se janë pranuar dhe pikëpamjet kundërshtuese por rrjedhimisht vendimi i marrë, nuk përputhej me qëndrimin e  Paul në këtë rast.

Ky i fundit u shpreh dje: “Dhashë dorëheqjen pasi në 20 vitet e fundit kemi pasur një qëndrim të dyfishtë mbi këtë konflikt. Së pari zgjidhja me dy shtete është e mundshme dhe e dyta, mënyra për të arritur aty është që Izraeli të ndjehet i sigurtë.”

“Por ajo që po shohim është se Izraeli e ka caktuar sigurinë e tij dhe vijon të zgjerojë postblloqet dhe barrierat në Bregu Perëndimor. E gjitha kjo duke nxitur Autoritetin Palestinez si një organ jo-demokratik dhe duke shkëmbyer zjarr me Hamas dhe Xhihadin Islamik, duke shkaktuar mijëra vdekje civilësh, që në fakt e bën të pamundur zgjidhjen me dy shtete të konfliktit.

“Ndërsa SHBA që e sheh këtë situatë dhe të thotë ‘le të hedhim ca më shumë municione te kjo dhe të shohim nëse bombat e zgjidhin situatën, mua nuk më duket rruga e duhur për të bërë përpara”.

I pyetur se si e argumentoi dorëheqjen, Paul iu përgjigj:

“Po, pak e shumë ashtu, shkova te zyra e shefit, nuk do t’i përmend emrat, dhe i dorëzova letrën, u tregova i sinqertë dhe ata e pranuan këndvështrimin tim”.