Dorëhiqet presidentja e Hungarisë – Shqip

by admin
Spread the love

Katalin Novak ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentes së Hungarisë.

Ajo këtë e ka bërë në një paraqitje publike pasditen e kësaj së shtunë, raporton Portfolio.hu, transmeton KlanKosova.tv.

Dorëheqja e saj lidhet me një vendim të marrë nga vetë ajo për faljen e një të dënuari për pedofili.

Novak së fundmi ishte në Katar, por që është kthyer papritur për në shtetit e saj, ku dhe më pas ka konfirmuar largimin nga presidenca hungareze.

Dy ditë më parë ka qenë kryeministri Viktor Orban I cili kishte paralajmëruar një amendament kushtetues lidhur me skandalin e Novak. Sipas këtij amendamenti kryesi I një krimi nuk mund të pranojë falje presidenciale në rast se vepra është kryer kundër të miturve.

You may also like