Dorëhiqet këshilltari i Giorgia Meloni pas skandalit të telefonatës ‘zyrtare’ me humoristët rusë (fotot)

by admin
Spread the love

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi sot se këshilltari i saj diplomatik ka dhënë dorëheqjen, për pjesën e tij të përgjegjësisë në skandalin e telefonatës së rreme ku shefja e shtetit diskutonte për Ukrainën dhe krizën e emigracionit me dy humoristë rusë, duke besuar se ishin liderë të Unionit Afrikan.

Meloni tha sot se Francesco Talo, i cili ka qenë më parë ambasador i Italisë në NATO dhe në Izrael, është dorëhequr për çështjen turpëruese.

“Kjo çështje nuk u trajtuar si duhet dhe ne na vjen keq, por ambasadori [Francesco] Talo mori përgjegjësinë,” tha Meloni said.

Në telefonatën e shtatorit, që u publikua vetëm disa ditë më parë në media, duke menduar se po bisedonte me një kryetar shteti nga Unioni Afrikan, Meloni bënte komente kontestuese për disa çështje ndërkombëtare, duke thënë se Italia ‘nuk po merrte mbështetje të mjaftueshme për krizën e emigrantëve’ dhe se komuniteti ndërkombëtar “ishte i lodhur” nga lufta në Ukrainë.

Zyra e kryeministres konfirmoi më vonë se nuk ishte një zyrtar i Unionit Afrikan, por një komedian rus që ishte tallur me ta.

Meloni fajësonte stafin e saj që nuk kishin arritur të kontrollonin si duhet bisedën dhe folesit. Ajo shtonte se kishte pasur “dyshime” për identitetin e thirrësit por jo “siguri”.

Kryeministrja përsëriti sot mbështetjen për Ukrainën, duke thënë se komentet për “lodhjen e përgjithshme” sipas saj nuk ishin “asgjë e re”.

“Ne kemi një qëndrim të qartë [pro-Ukrainë] dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ata [rusët] na marrin në telefon,” tha ajo në konferencën e shtypit duke shtuar se nuk kishte prova se telefonata ishte pjesë e fushatës së propagandës.

Megjithse mashtrimi nuk nxorri shumë skandale në dritë, komedianët rusë në fund të vitit të shkuar gënjyen kryeministrin polak duke e bindur se po fliste me presidentin francez Macron, pas shpërthimit të një rakete ukrainase brenda Polonisë.

Ndërsa në prill dyshja Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov diskutuan çështje të ekonomisë globale me kreun e bankës qendrore të SHBA Jerome Powell, i cili besonte se po fliste me Volodimir Zelenski.