Dorëheqja e ministrit danez nuk lidhet me marrëveshjen për burgjet (VIDEO)

by admin
Spread the love

Gazetari kosovar në Danimarkë, Adnan Aliti, ka treguar se cila është arsyeja e dorëheqjes së ministrit danez të Drejtësisë, Nick Hakerup.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se mbrapa kësaj qëndron vetëm dëshira e tij për largimin nga skena e politikës pas 20-vjetëve të karrierës.

“Në asnjë moment në deklaratën e tij të dorëheqjes nuk përmendet që njëri ndër shkaqet të jetë nënshkrimi i marrëveshjes së Kosovës dhe Danimarkës në lidhje me transferimin e 300 të burgosurve në burgun e Gjilanit”.

“Sipas deklaratës së tij, arsyeja e largimit nga politika dhe posti është se nga 1 qershori do të jetë kryetar i Shoqatës së Birrarisë  së Danimarkës, ai thotë se me 20-vjet plotë sukses në politikë, dëshiron që tash e tutje aftësitë dhe vlerat e tij t’i përdorë në fushën e biznesit”, ka thënë Aliti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Aliti ka shtuar se Kuvendi i Danimarkës i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar në miratim marrëveshjen për burgjet.

You may also like