“Dopio” Mbappé te Reali? 17-vjeçari i ka planet të qarta

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe tani është i sigurt se nuk do të qëndrojë te PSG në fund të sezonit. Të gjithë e marrin të mirëqenë se ai do t’i bashkohet Realit të Madridit duke filluar nga vera, por e ardhmja e Ethanit, vëllait të tij, edhe nuk është vendosur.

Sipas asaj që raporton “FootMercato.net”, familja e futbollistit ka marrë “ok”-in po nga “Los Blancos” për transferimin e tij, por 17-vjeçari dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin francez.

Kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2024 dhe ai tashmë ia ka komunikuar objektivat e tij Luis Enrique-s. Tani duhet të kuptojmë pozicionin e klubit, i cili do të duhet të vendosë nëse do të zgjasë marrëveshjen me futbollistin e ditëlindjes 2006 apo do ta humbasë në një transferim të lirë.

Ethan Mbappe ka grumbulluar deri tani me ekipin e parë të PSG-së 39 minuta, të shpërndara në 3 paraqitje, 2 në Coupe de France dhe një në Ligue 1./Shqip


Top Channel

You may also like