Donnarumma reagon pas eliminimit të Italisë: Donim të përjetonim ato emocione’

by admin
Spread the love

Eliminimi nga faza “play-off” e Botërorit nga Maqedonia e Veriut shokoi gjithë botën e futbollit, me Italinë që do të humbasë këtë kompeticion për herën e dytë radhazi.

Në rrjetet sociale ka reaguar Gianluigi Donaruma, i cili është shprehur mjaft i zhgënjyer për mënyrën si rrodhën ngjarjet.

“Donim të merrnim pjesë në Kupën e Botës, të përjetonim emocione të papërshkrueshme që këto kompeticione të japin. Donim t’i kthenim buzëqeshjen italianëve të cilët na mbështetën, kur fituam Europianin. Fatkeqësisht nuk do të jetë kështu. Jemi shumë të zhgënjyer dhe e dimë sa janë italianët.”

“Por gjithashtu e dimë që si në jetë edhe në futboll mund të ngresh kokën dhe të kthehesh në lojë. Objektivi ynë është të kthejmë kombëtaren aty ku i takon dhe të ndërtojmë një të ardhme fituese. Forza Itali”.

You may also like