Donika Kadaj- Bujupi sjellë poza interesante nga Maja e Arnenit – Shqip

by admin
Spread the love

22:18 | 30 Janar 2022

Ish deputetja kosovare Donika Kadaj -Bujupi është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Kadaj-Bujupi nuk kishte kandiduar për deputete me arsyetimin se nuk ka gjetur shprehjen e organizuar kolektive për bindjet e veta, shkruan lajmi.net.

Ajo po shijon jetën larg jetës politike ku shpesh po i qeros ndjekësit me foto mjaft unike nga vende të ndryshme.

Donika ka në qejf sportin e hikingut, ku ajo ka krijuar edhe një faqe në instagram ku poston foto të njerëzve që merren me këtë sport.

Si dashamirëse e këtij sportit ajo së fundmi ka vizituar Majën e Arnenit ku ka ndarë disa poza mjaft interesante.

Ndryshe para dy muajsh Kadaj- Bujupi i ishte bashkuar aksionit humanitar “All For Women”./Shqip/


You may also like