Donat Rrudhani shpërthen me dy gola në Superligën e Zvicrës

by admin
Spread the love

Reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani, ka shpërthyer me dy gola dhe është më i merituari që Lausanne ndali një pikë në konak të vetin. 

Lausanne ka barazuar me rezultat 3:3 me St. Gallenin. në takimin e javës së 30-të të Superligës së Zvicrës. 

Rrudhani ka shënuar në minutën e 78-të dhe të 86-tën nga penalltia, ndërsa golin tjetër e realizoi Dussenne (34’). Për St. Gallenin realizuan Akolo (7′), Quintilla (24′) e Millosheviq (80′).

Futbollisti Bastien Toma futet në lojë në minutën e 67-të për St. Gallenin dhe Donat Rrudhani u paraqit standard për Lausannen.

St. Gallen zë vendin e gjashtë me 43 pikë e Lausanne të tetin me 36 pikë.

You may also like