Donaldi realizon këngën e dytë dedikuar Borës?

by admin
Spread the love

Aktori Donald Veshaj, është një nga personazhet më të përfolura të ShowBizit shqiptarë, kjo më shumë pas ngjarjeve me trekëndëshin, Bora – Donald – Beatrix.

Artisti së fundi ka një surprizë, përmes një video në Instagram ka par4alajmëruar se nesër do të publikoj këngën e re e cila duket se është dedikim, shkruan “Kosovarja”.

Ajo që mori vëmendje është fjalia në videoklip: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”, thuhej derisa dëgjohej duke e kënduar edhe vetë Donaldi.

Kujtojmë, se këtë fjali ai ia pati përmendur këngëtares Semi Jaupaj, sa ishin brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”.

Veshaj kishte bërë të ditur se frazën në fjalë kishte pasur ndërmend ta përdorte në këngën “Toxic Love” dedikuar ish-të dashurës së tij Bora Zemani (mike e ngushtë me Semin), e kënduar nga, Elgit Doda, por që e kishte shtyrë për një projekt tjetër muzikor.

E, si duket tani ishte koha e tij për ta realiuar këngën  e dytë që mesa duket është për Borën, pasi edhe në profilin e tij janë ende postimet e tij të puthjes me Borën në BB VOP, si dhe momenti kur ia dërgon varësen për tre vjetorin e lidhjes.

Por, mbetet të shihet si qëndron e vërteta e dedikimit të këngës.

 


You may also like