Donald Veshaj e konfirmoi fillimin e programit të tij dhe Romeos në “Top Channel”

by admin
Spread the love

Donald Veshaj ka folur për herë të parë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku zbuloi se shumë shpejt programi i tij dhe Romeos do të nisë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e Salsano Rrapit dhe Adi Pojanës, Donaldi u bë pa e ditur pjesë e rubrikës ku personazhet telefonohen dhe ju bëhet një rreng.  Ai mori një telefonatë nga gazetarja e emisionit, e cila i ofroi të bëhet pjesë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.

Aktori u shpreh se i pëlqen tej mase ideja, e sidomos slogani: “Shkriu bora”. Ndër të tjera u tha se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni. “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel. Vjen shumë shpejt”, u shpreh Donaldi, duke bërë me dije se emisioni i tij dhe Romeos do transmetohet shumë shpejt./revistawho.com

You may also like