Donald Tusk akuza Polonisë: Goditët Ukrainën me thikë pas shpine

by admin
Spread the love

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk akuzoi Poloninë për “goditjen politikisht me thikë pas shpine të Ukrainës”, sepse kjo i sjell dobi në fushatën para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit.

Tusk, lideri i Koalicionit Qytetar të Polonisë, në një konferencë për shtyp në Kalisz në referencë të deklaratës së kryeministrit Mateusz Morawiecki – i cili tha mbrëmë se Polonia nuk po transferonte asnjë armë tani në Ukrainë, sepse tani “ne do të armatosemi me armët më moderne” – u shpreh se “ata kanë rrezikuar interesat tona, kanë dhënë pothuajse të gjitha armët që mund të jenë të dobishme në front dhe në fund po e prishin këtë investim në marrëdhëniet polako-ukrainas. Kjo është krejtësisht e papranueshme.”

“Gjëja më e keqe është se sot ky përshkallëzim, nëse vazhdon, të dyja palët – Kievi dhe Varshava – janë afër humbjes së asaj që ishte një mundësi e madhe për të gjithë rajonin, për Poloninë dhe Ukrainën – solidaritetin polako-ukrainas kundër agresionit rus, ndihmën për Ukraina të fitojë luftën me Rusinë, miqësinë polake-ukrainase dhe një politikë racionale, bindëse kur bëhet fjalë për barrën që mbajmë”– tha Tusk.


Top Channel

You may also like