Donacion gjerman për Qendrën emergjente – Shqip

by admin
Spread the love

Në Qendrën emergjente të Klinikës për Traumatologji, Ortopedi, Mjekim Intensiv të Qendrës urgjente sot u dorëzua në përdorim pajisja mjekësore në vlerë prej 725.500 denarë apo rreth 12.000 eurio të marra përmes Projektit për grante të vogla të Ambasadës së Republikës federale të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për pajisje në të cilën bën pjesë defibrilatori bartës, pacient monitor dhe katër aspiratorë të cilët do të vendosen në pjesën e pranimit të Qendrës urgjente.

Pajisja me të cilën kompletohet faza e fundit e rikonstruimit të Qendrës urgjente, në përdorim e lëshuan drejtori i Klinikës, dr. Aleksandar Trajanovski dhe Oto Graf, ushtrues detyre në vendin e ambasadorit të Gjermanisë.

“Pas renovimit dhe rregullimit haësinmor të Qendrës urgjente, ky është edhe një hapnë përmirësimin e shërbimeve në shëndetësinë publike, që është angazhim i ynë që nga fillimi. Posaçërisht ndjehem mirë që Ambasada gjermane edhe njëherë e njohi angazhimin tonë për përmirësim të vazhdueshëm të sistemit shëlndetësor në interes të pacientëve dhe ja ata janë partnerët tanë tashmë në disa projekte. Pas projektit për Bankën e eshtrave në Klinikën për ortopedi që e realizuam së bashku, pajisja e llojlloshme për KARMI në kohë të krizës së Kovid-19, ky është edhe një projekt i suksesshëm për të cilin jemi veçanërisht krenarë, para së gjithash sepse do të bëjë hapë të rëndësishëm në cilësinë e shërbimeve të cilat i siguron ky institucion”, tha dr. Trajanovski.

Qendra urgjente është institucioni i vetëm i llojit të këtillë në vend ku kujdesen pacientë të të gjitha moshave të colët kanë gjendje urgjente të krijuara nga fatkeqësi natyrore, fatkeqësi komunikacioni apo ndërkaq kanë dhimbje akute lidhur me sëmundjet kirurgjikale dhe kërkojnë trajtim urgjent. Në nivel ditor në Qendrën urgjente kujdesen rreth 100 pacientë të të gjitha moshave dhe me patologji të ndryshme. /MIA

You may also like