Doktor Ermal Bojdani: “Hipokrati” i psikiatrisë moderne në SHBA

by USA
Spread the love

Gazetar: Liridon Cecja – New York

“Ne ndoshta s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Me kete shprehje te Nene Terezes, e nis cdo dite punen psikiatri i njohur shqiptar qe punon ne New York, Ermal Bojdani.

Shkolluar ne universitetet me te mira ne SHBA, si Harvard dhe Columbia University, Bojdani cilesohet si nje nder shkencetaret me te suksesshem ne SHBA ne fushen e shendetit mendor ne ditet e sotme.

Ne nje interviste per “Shqiptaret ne Amerike”, Bojdani zbulon udhetimin e tij profesional, sfidat ne karriere dhe ‘celesin’ e suksesit te tij.

Po ashtu, Ermali ka publikuar se fundi edhe librin ne gjuhen angleze: “Koha qe ju te shkelqeni“, ndersa drejton edhe fondacionin jo fitim-prures: “The Mental Health Optimization Collaborative“. Pa harruar, botimin e 11 kerkimeve shkencore, me impakt te madh ne shoqerine amerikane.

Intervista e plote:

Doktor, faleminderit qe pranuat te jepni intervisten. Mund te na tregoni me shume per karrieren tuaj?

Faleminderit edhe ju. Pas katër vjetëve në universitet në SHBA, vazhdova studimet për Mjek i Përgjithshëm (MD) për katër vjet të tjera. Pas kësaj, vijova edhe katër vjet të tjera për rezidencë në fushën e Psikiatrisë Neurologjike në Harvard Medical School, Boston, MA. Ky program përfshinte një vit Mjekësi të Përgjithshme dhe Neurologji dhe tre vite të tjera Psikiatri. Pas diplomimit, kalova testin që konsiderohet “Standart i Artë”, duke më dhënë titullin i diplomuar i bordit të neurologjisë dhe psikiatrisë (board certified in Psychiatry by the American Board of Neurology and Psychiatry).

Po ashtu, jam specializuar në Columbia University në fushën e Emergjencës Psikiatrike dhe Psikiatrisë Komunitare. Ndërkaq, gjatë specializimit kam ushtruar profesionin tim në qendra, institucione, klinika mjeksore, duke trajtuar me mirë pacientë, me kushte në shëndetin mendor edhe prejardhë nga e gjithë bota. Gjatë viteve në Harvard, Columbia dhe NYU, kam bërë kërkime shkencore, kam mbajtur lexione, dhe kam trajnuar studentë të mjeksisë dhe residentë të psikiatrisë.

Duke nisur nga nevoja dhe kërkesat e shumta për ndihmë në fushën e shëndetit mendor, prej disa vitesh ushtroj profesionin në praktikën time private. Gjithashtu, përmes fondacionit tim jo fitim-prures (The Mental Health Optimization Collaborative), hapem derën dhe japim mundësi një numri më të madh njerëzish për të marrë trajtimin e duhur të një cilësie të lartë.

Nje karriere brilante! Cili eshte celesi i suksesit tuaj?

Kujdes absolut për çdo njeri. Pasioni për lidhje të ngushta me pacientin, jo vetëm si doktor, por edhe si një këshillues i afërt i tyre, është pasioni im personal në këtë fushë. Specializimi dhe përvoja e gjërë në institucione, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë. Duke ndjekur këshillat e mia, ju garantoj përmirësim.

Cili eshte mesazhi juaj per njerezit e komunitetit tone ne SHBA?

Nëqoftëse ju nuk i kushtoni kujdesin e duhur shëndetit mendor sot, do t’i ndjeni pasojat nesër. Kujdesi për shëndetin mendor ka qenë tabu për komunitetin shqiptar, por dua të theksoj se duhet trajtuar njësoj si shëndeti fizik, sepse është ai shëndeti mendor që drejton shëndetin fizik. Mos e injoroni, kërkoni ndihmë.

Ju sapo keni publikuar nje liber. Mund të ndani disa detaje me lexuesit tanë?

Para se të flas për librin e fundit, kam pasur disa publikime të tjera shkencore, të botuara në buletinë mjeksore. Gjatë pandemisë së COVID-19, unë isha iniciatori që së bashku me kolegë të tjerë të publikonim kërkimin “Covid-19 pandemi: ndikimi dhe trajtimi i konditave mendore psikiatrike në SHBA”. Së fundi, i inkurajuar nga pacientët e mi, botova librin “Është koha që ju të shkelqeni, një udhëzues si të rigjeni dhe përmirësoni vetveten nga hoka në kohë”. Në këtë libër, dua të ndaj me lexuesit një pjesë të këshillave dhe sekreteve, që i aplikoj me klientët në zyrën time private, si përshembull, si të balloni vështirësitë e ndryshme dhe të keni një jetë të gëzuar dhe të suksesshme.

Faleminderit për intervistën dhe kohën tuaj!

You may also like