Dojna u martua me Vlashentin dhe tregon si është kjo puna e mbiemrit

by admin
Spread the love

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u martuan dje dhe me fotot që postuan i treguan të gjithëve se pati vetëm një celebrim pa shumë mundim, por janë burrë e grua zyrtarisht.

Cila është pyetja që bëhet në këto raste? Dojna e zbuloi me ca video krah Vlashentit se ndjekësit e saj janë shumë kuriozë për mbiemrin. A e ka marrë ajo mbiemrin e bashkëshortit?

“Nuk mendoj se ka arsye pse të marrë mbiemrin e Vlashentit. Unë jam martuar me burrin që dashuroj dhe të dy shpresojmë të jemi të lumtur gjithë jetën. Por fakti që u martova me të nuk dmth që jam apo do bëhem një njeri tjetër. Nuk kam pse të bëhem Dojna Sata. Unë jam Dojna Mema e martuar me Vlashent Satën”, tha mes batutash dhe të qeshurash moderatorja.



Me pak fjalë Dojna vendosi të vazhdojë të jetë Dojna Mema që njohim të gjithë.

You may also like