Dojna ka koleksionin më të çmuar të pemëve të Krishtlindjes

by admin
Spread the love

Ka qenë një kohë para viteve ’90 kur fëmijët as nuk ëndërronin të kishin një pemë Krishtlindjesh, që asokohe ishte pemë e Vitit të Ri. Në mungesë të saj zbukurohej me shirita punëdoresh ndonjë saksi shqiponje. Fëmijët e pas viteve ’90, mes tyre edhe Dojna Mema kanë pasur ca globa më shumë, ndonjë bredh natyral edhe iu binte në dorë. Ndonjëherë mjaftonte edhe një degë e vetme. Kontrolloni në fotot e Dojnës dhe do gjeni një të tillë. Ama ajo dhe shumë fëmijë të tjerë të atyre viteve e kanë shijuar shumë bredhin me degë të rralla të vendosur në vazo lulesh, zbukurimet e sajuara dhe fotot me aparat me film duke pozuar pranë bredhit. Ndjesitë e atyre kujtimeve Dojna i ka mbledhur në një postim, që si diçiturë do t’i shkonte një slogan faqesh memesh: “Nëse nuk ke edhe ti foto të tilla, je shumë i vogël për këtë faqe”. Pak a shumë siç shkruan edhe Dojna: “Sa herë dua të kthehem në një kujtim të bukur që më bën të ndihem e sigurt, gjithmonë do të udhëtoj prapa në kohë, për çdo Krishtlindje e Vit të Ri në fëmijërinë time. Me sytë plot xixa kur hapja dhuratat, gjelin që e fshihja në dollap se nuk doja ta gjenin, pemën që mbetej pasioni i sime mëje dhe babin që mes sallatës ruse e përgatitjeve të darkës, vinte muzikë e më merrte të kërcenim. Festat do të mbajnë gjithmonë aromë familjeje, ndryshe s’do të ishin kaq të dashura”.

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like