‘Doja një këngë moderne dhe që identifikon Shqipërinë’, Ronela Hajati flet për mediat italiane

by admin
Spread the love

Ronela Hajati ka mbërritur prej pak ditësh në Torino ku do të mbahet dhe Eurovision 2022.

Ronela do të hapë gjysmëfinalen e parë me 10 Maj dhe në një intervistë për mediat italiane ajo tregon se po po synon të shfaqë një anë disi të ndryshme të Shqipërisë së saj nga ajo që është parë në skenën e Eurovizionit gjatë këtyre viteve të fundit.

“Së pari, ajo që është e ndryshme është se unë nuk po sjell një baladë, të cilën Shqipëria e sillte në garë prej shumë vitesh. Ishin balada të bukura, nga këngëtarë me zë të bukur. Por mendoj se po sjell një stil më modern. Ideja ishte e imja. Unë e shkrova këngën dhe ideja ime ishte të prezantoj një këngë moderne që ende arrin të identifikojë vendin tim, Shqipërinë. Kam projektuar performancën, shfaqjen skenike dhe videon. Dhe është videoklipi që zbulon një sekret të parë, i dyti do të jetë në skenë me performancën. Fakti që është shumë e larmishme mendoj se është arsyeja pse njerëzit e pëlqejnë këngën. Dhe ky është pikërisht qëllimi i një artisti: të kënaqë audiencën. Dhe ky është qëllimi im. Ne jemi shërbëtorë të popullit”, tha Ronela.


You may also like