Dodik: Kurti të ndalojë destabilizimin dhe Ballkani do të jetë i qetë

by admin
Spread the love

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet që të ndalojë siç ka deklaruar ai “destabilizimin” e Kosovës.

Ai deklaroi se pas kësaj i gjithë Ballkani do të jetë i qetë.

Sipas Dodikut, ” Kurti njihet si person që nuk respekton marrëveshjet tashmë siç tha ai “i dha vetes të drejtën për të ndarë leksione në rajon”.

“Kur ai tashmë ka guxuar të komentojë për Republikën Sërpska, atëherë do të ishte më e mençur të thuhet se Republika Sërpska duhet të ketë të njëjtin status si Kosova”, raporton agjencia e lajmeve Srna, transmeton Klankosova.tv.

Dodik kësisoj është përgjigjur ndaj një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bërë ditë më parë rreth Republikës Sërpska.

Shefi i ekzekutivit kosovar në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, pati deklaruar se Rusia ka interesim për vazhdimin e luftës dhe e sheh si rrezik jo vetëm për Moldavinë dhe Gjeorgjinë por edhe për Ballkanin Perëndimor nëpërmejt Serbisë.

Kurti pati thënë mes tjerash se, Republika Sërpska në Bosnjë është bërë sot si një lloj Kaliningradi rus në rajonin tonë.

Kujtojmë se ajoni i Kaliningradit është një enklavë ruse që kufizohet me Lituaninë në veri, me Poloninë në jug dhe me Detin Baltik në perëndim. Zgjerimi i BE-së në vitin 2004, kur Polonia dhe Lituania u bënë anëtare, nënkuptonte që zona e kontrolluar nga Rusia ka pasur kufij tokësorë me BE-në që atëherë,

You may also like