Dobi: Duhet të pranojmë vendin në renditje, kënaqem me pikën për mënyrën si shkoi loja

by admin
Spread the love

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi ka folur për Oversport pas barazimit 1-1 përballë Kastriotit.

“Me volumin që bëmë nuk jemi të kënaqur. Por siç erdhi loja mund të kënaqemi me pikën. Me respektin që kam për Kastriotin e pësuam nga goditja e parë. Mungonte pasi i fundit për të gjitha aksionet. Me volumin që tregoi ekipi unë jam vërtet krenar.

Duhet të pranojmë dhe vendin që jemi në renditje. Kemi kohën e duhur për të korrigjuar shumë gjëra. Kemi kohën e duhur për të stabilizuar këtë ngërç që na ka kapur.

Nuk mund të jemi të kënaqur që 5-6 gola i marrim nga goditje standarde. Lojtarët duhet të jenë më të komunikueshëm. Të vendosur më mirë. Na vret. Do korrigjojmë, do riparojmë, që në të ardhmen këto mos të na vijnë. Në futboll gabimet nuk eliminohen, por mund t’i rikuperojmë”, tha Dobi. / Oversport.tv

You may also like