Dobësohet një fazë e rrymës, banorëve s’iu punon lifti (VIDEO)

by admin
Spread the love

Banorët e një ndërtese në Vushtrri nuk kanë energji elektrike, që nga e marta e javës së kaluar.

Shkak i këtij problemi po del të jetë një ndërhyeje që bëri KEDS në trafo.

”Kena shku në KEDS na kanë thanë është trafo në pronë private nuk kemi të drejtë me hi. Na e kena thirr pronarin qe e ka maru banesen na tha jem me dokumenta ne rregull”, tha Izet Hyseni, banor i kësaj ndërtese.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it Viktor Buzhala, nuk guxojnë të intervenojnë në trafo private, në mënyrë te paautorizuar sepse ua ndalon ligji.

Ndërsa nga kompania i thanë Klan Kosovës se nuk e pengojnë punën e KEDS-it.

Sa i përket punimeve ato janë bërë në disa trafo që përfshinë ajo dalje, por jo në trafon që thonë banorët.

 

 

You may also like