Do të punësohen 100 gardian të rinj! – Shqip

by admin
Spread the love

JOVANOVSKI PËR REL: KEMI MBI 1 MILION EURO BORXHE

Të harruar nga institucionet, me gardianë të reduktuar, borxhe që për cdo ditë rriten, përballet Drejtori i Burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. Ky burg sërish është në qendër të vëmendjes për shkak të situatës së krizës, njofton KlanM.

Burgu më i madh në vend “Idrizova” për shkak të krizës me numrin minimal të gardianëve, do të ketë puënsime të reja.

Drejtori i Burgut, Zoran Jovanovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, duke njoftuar se ky institucion ka mbi 1 milion euro borxh,  paralajmëroi se do të shpall konkursin për 100 punësime.

Derisa të punësohen, sic percjell KlanM, do të skadojë situata e krizës e shpallur nga Qeveria.

“Konkursi është shpallur para se të emërohem dhe tashmë po bëhet selektimi i kandidatëve të paraqitur dhe do të kemi një listë të gardianëve të burgut. Qeveria na lejoi konkursin për 100 punësime të reja dhe kur të përfundojë burgu do t`i kthehet normalitetit”, tha Zoran Jovanovski, drejtor i burgut të “Idrizovës”.

Ndryshe për shkak të mungesës së personelit në burgun e “Idrizovës”, sic njofton KlanM, nga 6 Qershori  është shpallur situatë krize.

Në sigurimin e të burgosurve merr pjesë edhe Armata.

Problemi kryesor, sic percjell KlanM, qëndron tek mungesa e 100 gardianëve të burgut.

“Idrizova” mbetet nën Drejtorinë për Sanksione, kurse Armata nuk përzihet në punën e burgut./KlanMacedonia

You may also like