“Do të ngremë Komision për të bërë transparencë”, Berisha: PD distancohet, përgjegjësi individuale e Bashës

by admin
Spread the love

Kreu i PD Sali Berisha ka folur sot për financimet ruse në PD.

“Rikthimi i kësaj çështje duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provon atë që unë kam denoncuar se Basha është mbajtur peng në këtë dosje dhe se ai duhet të japë përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga binjata tek nick Muxzi. Nga informacionet që ka për fondet që binjata ka dërguar tek nik muzi dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka e PD dhe fondet e PD.

Për këtë përgjegjësia nuk është e PD , por individuale e Luzlim Bashës dhe e atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Duke distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një komision për të bërë transparencë kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me fondet ruse.”, tha ai.

You may also like