Do të jap dorëheqjen nga drejtimi i LSI? Endrit Braimllari tregon se çfarë ka vendosur Monika Kryemadhi

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Lulzim Basha përveç përplasjes me Sali Berishën ka hapur front lufte edhe me LSI, gjë që për sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Endrit Braimllari i ka vënë dhe vulën e fundit të bashkëpunimit me kryedemokratin.

“LSI nuk do të bëhej pjesë e një problemi të brendshëm të PD. Ne hymë në këtë debat në momentin kur sekretari i PD, hodhi akuza. Basha tradhtoi kauzën opozitare dhe pas zgjedhjeve minimumi nuk krijoi një tryezë të përbashkët, të të gjithë opozitës jo vetëm me LSI. Nuk ka më asnjë bashkëpunim me të. Zoti Basha e ka zgjedhur qatë rrugën e tij që pas 25 prillit”, tha Braimllari.

I pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jap dorëheqjen nga LSI siç premtoi para zgjedhjevenëse do të kishte rezultat të dobët Brahimllari tha se kjo nuk ka për të ndodhur.

“Monika Kryemadhi është kryetare e LSI e zgjedhur në dhjetor 2020. Kryemadhi ka mbajtur përgjegjësitë e veta dhe ka reflektuar duke mbajtur deklaratë pas 25 prillit”, tha ai për Report Tv.

You may also like