Do të doja ta kishe mbajtur njëherë në krahë djalin

by admin
Spread the love

Dojna Mema është pa dyshim një nga moderatoret më të dashura shqiptare. Prej disa muajsh, ajo është shkëputur nga ekrani për shkak të djalit të saj, Nolan Sol, i cili erdhi në jetë në muajin gusht. Dita e sotme e ka bërë shumë nostalgjike Dojnën, e cila ka kujtuar të atin e saj të ndjerë përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë një foto me babain e saj nga periudha e fëmijërisë, ku ai mban Dojnën në krahë. E pikërisht këtë foto të veçantë për moderatoren, ajo e ka shoqëruar edhe me një dedikim shumë të ndjerë, me të cilin, me siguri janë përlotur të gjithë. Ajo shkruan se do të donte që ai ta kishte mbajtur njëherë në krahë djalin e saj, por kjo mund të ketë ndodhur dipas Dojnës.

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja në rrjetin e saj social në Instagram, duke na përlotur të gjithëve.

Kujtojmë që pak kohë më parë, në një rrëfim special për emisionin “Goca dhe Gra”, Dojna Mema ka tretuar se babai i saj ka pasur si dëshirë që ajo të kishte një djalë. “Babai donte shumë të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë shumë e fortë. Më duket sikur i ngjan babait tim” – ka zbuluar Dojna Mema për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

You may also like