Do të bëhet baba për herë të parë

by admin
Spread the love

Ai është bërë shumë i njohur nga emisioni i dashurisë ‘Përputhen’ dhe nga lidhja e tij me Tea Trifonin. Bëhet fjalë për Beart Rexhepin, i cili prej kohësh nuk ka qenë shumë i pranishëm në lajmet rozë.

Mirëpo, së fundmi, ish-konkurrenti i Përputhen ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet baba dhe lajmin e ëmbël e ka publikuar vetë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Në foto shihet ai dhe partnerja e tij teksa gjithë fokusi është tek ekoja e bebit që do të vijë në jetë. Kujtojmë që Bearti i propozoi për martesë të dashurës së tij, pak muaj më parë.

“Ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. MashAllah”, shkruan Bearti krah fotos së publikuar në Instagram. Gjatë eksperiencës së tij në emisionin ‘Përputhen’, ai do të mbahet mend më tepër për lidhjen e tij të fshehtë me Tea Trifonin.

You may also like