Do ta gjykojë për herë të parë një ndeshje në Conference League, reagon Nuza

by admin
Spread the love

Gjyqtari kosovar, Genc Nuza do ta gjykoj për herë të parë një ndeshje në Conference League, transmeton Insporti.

Genc Nuza ka reaguar për herë të parë në llogarinë e tij në Facebook.

Nuza do të jetë ‘bilbili’ kryesor në takimin mes Omonias dhe Kairatit që luhet në Qipro.

Ai e ka cilësuar si suksesin më të madh të tij personal.

Së bashku me Nuzën do të jenë edhe dy asistentët e tij, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa Visar Kastrati do të jetë gjyqtar i katërt.

Postimi i plotë i Genc Nuzës:

Miq e familjar,

Arritja ime për herë të parë ndonjëherë në fazën e grupeve të një prej kompeticioneve më të forta të UEFA-së siç është Conference League si një gjyqtarë i futbollit i cili përfaqëson FFK-në dhe shtetin e Kosovës është suksesi më i madh për mua në rrafshin personal deri më tani, dhe njëkohësisht një prej sukseseve më të mëdha për gjyqtarët dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Puna, përgatitja fizike, ngritja profesionale dhe përkushtimi në referim ishin dhe do të mbeten detyrat e mija parësore.Kjo arritje më bënë sa të lumtur po ashtu përgjegjës për të punuar edhe më shumë për suksese tjera në të ardhmën.

Falenderoj Zotin për shëndetin, presidentin Agim Ademi, kryetarin Perparim Hasani ata që besuan dhe më mbështesin në veçanti familjën time në këtë rrugëtim të bukur e të vështirë. Shpresoj që qyteti i Nicosia në Qipro të jetë me fat për mua dhe ekipin tim’.

You may also like