Do shohësh diçka gjatë spektaklit të sotëm, e di e gjithë shtëpia çfarë kam bërë

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli duket se ka vendosur t’i dalë kundër Efit brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Gjatë ditës së djeshme, ai u shpreh se nuk do të ketë më aleancë apo miqësi me të, por do ta shohë si kundërshtare, ashtu siç shikon banorët e tjerë.

Luizi u shpreh se i ka studiuar lëvizjet e Efit që ditën e parë që ajo ka hyrë në shtëpi dhe është bindur që ajo nuk është e sinqertë siç hiqet. Ndër të tjera, ai shtoi se Efi nuk ka me kë merret dhe se i vetmi banor që ajo do ketë përplasje, është ai.

Sakaq, gjatë mbrëmjes së kaluar, Luizi vendosi që ta paralajmëronte Efin në lidhje me gjërat që kishte thënë gjatë ditës për të. Këngëtari i tha që të mos habitet për gjërat që do të dalin në prime. Ai e pyeti nëse ka besim te loja e tij dhe ajo iu përgjigj se ‘po’.

“Është në dorën tënde nëse do me më besuar ose jo. Shikoje me qetësi. Thuajse e gjithë shtëpia e di, veç Bledi”, i tha Luizi, ndërsa Efi i kthehet duket e pyetur se ‘pse nuk i thotë përpara gjërat dhe pastaj të veprojë’.

You may also like