Do risjell konceptin e Sokol Olldashit, çfarë po premton Ilir Alimehmeti

by admin
Spread the love

Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së për Tiranën ka prezantuar linjat të cilat do të ndjekë nëse bëhet kryebashkiak i kryeqytetit.

Gjatë një takimi me demokratët e degës 11, Alimehmeti tha se përveç të tjerave, do të risjellë edhe konceptin e Sokol Olldashit për mekanizimin e ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës.

“Unë jam njeri i punës jo i fjalës. Mund t’ju jap linjat e shpejta. Ndërprerja e pacënueshmërisë, transparenca nuk kushton asnjë cent, asnjë kacidhe, por ka një vlerë të paçmueshme.

E dyta, urbanistika është çështje madhore, është një nga sfidat më të vështira që ka Tirana. As kjo nuk arrihet dot vetëm. Nuk arrihet dot përmes unit dhe vetes, por me grup, me grup ekspertësh.

Dhe e fundit taksat, tatimet. Tatimet e fryra, nuk e dimë ku shkojnë ato taksa, ato pagesa.

E fundit, unë do ju risjell një koncept që e keni dëgjuar dhe më parë në 2007 nga i ndjeri zoti Olldashi, ai që është mekanizimi i ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës, që bazohet mbi modelin e inventari të një kontributi dhe kontrivuteve të secilit anëtar dhe secilit qytetar. Të shkoj haku tek i zoti. Drejt kësaj mund të shkojmë vetëm bashkë”, theksoi mjeku.

You may also like