Do pranoni kandidat për President nga opozita? Rama jep përgjigjen e pabesueshme

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së ka folur gjithashtu për zgjedhjen e presidentit të ri. Rama shpreh gatishmërinë e mazhorancës për të zgjedhur Presidentin e ri të Shqipërisë.

Rama tha se mazhoranca nuk ulet në tryezë me paragjykime dhe nëse opozita do të propozojë një emër të pëlqyeshëm, do të ketë dakordësi.

Intervista:

Pyetje: Sa e gatshme do jetë për të miratuar një kandidaturë nga opozita?

Rama: Ne nuk jemi ulur në tryezë me paragjykime. Nuk do paragjykojmë nga vijnë këto propozime. Janë përballë nesh në arenën politike, ndërkohë që në këtë çështje jemi në një tryezë. Nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme, do kenë 100% dakordësinë tonë. Nëse nuk na pëlqejnë, do propozojnë kandidaturën tonë. Nëse do u pëlqejë propozimi ynë, do kemi mbështetjen e tyre. Në këtë çështje jemi në tryezë. Në fund fare, falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008-ës, dhe që po provohen më të vlefshme për ecurinë e vendit, janë 71 votat në parlament dhe Shqipëria do të ketë një President normal.

You may also like