“Do jetë si një film, edhe Messi merr pjesë”, Riquelme fton “pleshtin” në stadiumin legjendar!

by admin
Spread the love

Juan Roman Riquelme ka “varur këpucët në gozhdë” prej tetë vitesh, megjithatë ndeshjen e lamtumirës do ta zhvillojë më datë 25 qershor, një ditë pasi të mbushë 45-vjeç.

Një takim special në stadiumin “Bombonera” aty Riquelme ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke veshur fanellën e Boca Juniors ndërsa aktualisht mban postin e zëvendës-presidentit të klubit argjentinas.

Mes shumë të ftuarëve special, Riquelme zbuloi se pjesë e ndeshjes së lamtumirës e cila do të titullohet “Një ndeshje për të gjithë jetën”, do të jetë edhe Lionel Messi që do të veshë fanellën e kombëtares së Argjentinës. Prezenca e “pleshtit” e bën edhe më të veçantë këtë takim teksa ish-lojtari u shpreh se nëse përballë do të ishin dy skuadra të Boca Juniors nuk do të kishte vend për Messin, por në këtë rast, lojtari më i ri i Inter Miami mund të marrë pjesë pasi do të përfaqësojë kombëtaren.

Riquelme, nga ana tjetër një tifoz i “betuar” i Boca Juniors tha se Messi është një nga lojtarët më të mirë të historisë, por theksoi se Diego Maradona është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Argjentinës.

“Messi do të jetë në ndeshjen e lamtumirës. Por, ajo që mund të them me siguri është se nëse në fushë do të luanin dy skuadra të Boca Juniors, atëherë nuk do të kishte vend për Messin. Por, për fat të mirë edhe Messi do të jetë pjesë dhe ai do të provojë ndjesinë e të luajturit në stadiumin më të bukur në botë. U desh shumë kohë për të marrë këtë vendim dhe për të zhvilluar ndeshjen e lamtumirës, por në fund jam i lumtur që ia dola ta organizoj këtë event.

Do të jetë një ditë e bukur të cilën njerëzit do ta shijojnë shumë, për mua do të jetë si një film. Është gjëja më e bukur që mund të ëndërrojë një djalosh, shpresoj vetëm të mos humbas shumë topa. Fanella e Boca Juniors është më e bukura në botë dhe e di që njerëzit më duan shumë sepse unë e kam mbrojtur me fanatizëm atë fanellë.

Do të jetë bukur që do të vrapoj sërish pas një topi si fëmijë i vogël. Nuk e di nëse lamtumira ime do t’i ngjasojë asaj të Maradonës në vitin 2001. Para se Leo të shfaqej, Maradona ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur këtij vendi”, u shpreh Riquelme. /Supersport


Top Channel

You may also like