Do i nënshtrohet një operacioni, mesfushori i Liverpool mbyll sezonin para kohe

by admin
Spread the love

Thiago Alcantara mbyll sezonin para kohe.

Mesfushori i Liverpool vuan prej gati dy muajsh për një problem në ijë dhe tashmë do duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Spanjolli ka zbritur në fushë për vetëm 96 minuta që nga rikthimi i tij në fillim të prillit.

Sipas raportimeve të medieve britanike operacioni është i nevojshëm në mënyrë që futbollisti 32-vjeçar të kthehet sa më shpejt në fushë.

Kontrata e Alcantara skadon në 30 qershor 2024 dhe nuk përjashtohet mundësia që “The Reds” ta shesin atë në verë, duke pasur parasysh problemet e shumta që kanë ndikuar në performancën e tij në vitet e fundit.


Top Channel

You may also like