‘Do dal dhe unë e do ta shikosh çfarë do bëhet’, Arbana paralajmëron Eduartin për ‘sherr’ në televizion

by admin
Spread the love

Eduart Grishaj, regjisori i njohur shqiptar i shumë produksioneve të njohura televizive në vendin tonë, si ‘Big Brother Albania VIP’ apo ‘Dua të të bëj të lumtur’ sjell nga nesër në kinema filmin e tij më të ri. E për të folur për këtë projekt që mban vulën e tij, Eduarti ishte i ftuar pasditen e sotme në programin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon.

Ai foli për filmin e ri, teksa rrëfeu disa detaje që nuk i kishte treguar në daljet e tjera televizive. I ngacmuar nga moderatorja e programit, Bieta Sulo lidhur me komentin e Arbanës pasi ai e komentoi si aktore, Eduarti tregoi se Arbana do të dalë së shpejti në televizion dhe do e shohim se ç’do ndodhë mes tyre.

‘Duke pasur parasysh eksperiencën e parë që kishte, ishte shumë mirë, por jo si tek eksperiencat e saj që ka në moderim. Por te filmi i radhës do të rregullohet. Komenti i Arbanës në Instagram? Shkova në shtëpi dhe më tha: Prit se do dal edhe unë dhe aty do shikosh se çfarë do bëhet mes ne të dyve. Pra kemi një përballje televizive pas pak ditësh.

Jo bashkë unë e ajo, por ajo që do flasë për mua sepse km një javë që vetëm po e shaj sa i përket rolit. Po e pres çfarë do të thotë ajo për mua. Atë natë në shtëpi nuk hëngra bukë se u bë ca kohë që nuk po e hamë darkën dhe po ikim pa darkë për këtë justifikim’ – tregoi Eduart Grishaj duke qeshur në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel me Bieta Sulon.

You may also like