Djemtë e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku udhëtojnë për ta përkrahur Shqipërinë

by admin
Spread the love

Djemtë e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, janë nisur bashkë me “Tifozat Kuq e Zi” për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe.

Lajmi konfirmohet nga Gëzim Bajrami, një nga prijësit e kësaj tifozerie, shkruan lajmi.net.

Ish-polici i Kosovës, Afrim Bunjaku ndërroi jetë në shtator të këtij viti kur u vra nga terroristët serbë në Banjës të Zveçanit.

Ai ra në krye të detyrës, në mbrojte të territorit të Kosovës.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldavinë, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024. /Lajmi.net/

You may also like