Dje u takova me Ahmetin, biseduam për ardhmërinë europiane të vendit – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i ASH-së, Arben Taravari pas pauzës së Kuvendit partiak në Kumanovë deklaroi se gjatë ditës së djeshme ka realizuar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në takim sipas Taravarit është biseduar për ardhmërinë europiane të vendit, por edhe për mundësinë e hyrjes së Aleancës në qeveri, përcjell Shqip.

“Ne nuk i fshehim kur bëjmë takime dhe këtë e bëjmë në mënyrë transparente. Bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në RMV, për ardhmërinë europiane dhe mundësitë eventuale për krijimin e shimciës prej 80 deputetëve”, tha Taravari.

Ai paralajmëroi takime edhe krerët e partive tjera si Afrim Gashi dhe Bilall Kasami.
“para dy-tre ditëve kisha takim me kryetarin e Alternativës, por besoj se do të kem përsëri takim. Besoj se edhe me kryetarin e Besës të kem takim, shpresoj javën e ardhshme”, tha Taravari.

Në Kuvendin e kësaj partie u zgjodhën organet drejtuese të partisë dhe kryesia qendrore, ndërsa në radhë është pika për diskutim rreth mundësisë së hyrjes së ASH-së në qeveri./KlanMacedonia

You may also like