Dje 86 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

by admin
Spread the love

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (08.11.2021) ka vazhduar me kontrollet në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 86 gjoba, prej të cilave 17 për drejtimin e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjona për vozitje pa patentë shofer, katër për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tri gjoba për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, katër për parakalim dhe devijim të paligjshëm.
“Kontrollet e trafikut vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

You may also like