Djali i heroit Afrim Bunjakut në tribunë duke brohoritur, TKZ: Zëri i tij jehonte sikurse himni kombëtar

by admin
Spread the love

Pjesë e tribunës ku ishin të vendosur tifogrupi shqiptar, “Tifozat Kuq e Zi” të hënën mbrëma ndaj Ishujve Faroe, ishte edhe djali i policit hero të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pamjet e shpërndara ku shihet djali i heroit duke brohoritur emrin e babait të tij të rënë në detyrë bën bujë të madhe, shkruan lajmi.net.

“Tifozat Kuq e Zi” në faqen zyrtare publikuan videon, duke shtuar edhe një mbishkrim.

“Njëjtë sikurse zëri i Fatlumit që jehonte tribunën tonë mbrëmë, ashtu jehon himni jonë kombëtar me shekuj, falë sakrificës deri në vetmohim të heronjëve tanë sikurse Afrim Bunjaku me shokë. Kontributi i tyre është i pamatshëm. Vepra e tyre është edhe e lavdishme edhe e paharrueshme. E përjetshme Shqipëria” – thuhet në postimin e tifogrupit të Kombëtares shqiptare.

Heroi Afrim Bunjaku u vra më 27 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist serb./Lajmi.net/

You may also like