Djali i Bekim Jasharit para mbrëmjes së maturës e kishte vizituar varrin e gjyshit Hamëz Jashari

by admin
Spread the love

Ndryshe nga shumica prej bashkëmoshatarëve të tij, që para se të arrijnë në ceremoninë e mbrëmjes së maturës mendojnë vetëm për fotografi, xhiro me makina luksoze, e të ngjashme, për djalin e Bekim Jasharit ishte krejtësisht ndryshe.

Besimi përjetoi një emocion sa të dhimbshëm aq krenar, para se të arrinte në mbrëmje. Ai fillimisht vizitoi varrin e gjyshit të tij, Hamëz Jashari, shkruan Kosovarja.

I veshur me një kostum tejet elegant, Besimi përfundoi me sukses shkollën e mesme. Ndërkohë i ati, Bekim Jashari tregoi një histori aspak të lehtë se nga kush e trashëgoi emrin Besimi.

“Besimi që mbanë emrin e vëllaut tim, siç e njohin shoqëria, nxënësit dhe profesorët është një djal i urtë, shembullor në mësime dhe shumë i respektuar. Pikërisht në moshën e tij, vëllau Besimi nuk arriti të gëzoj mbrëmjen e matures dhe të vazhdoj shkollimin, përkundrazi ishte jashtëzakonisht i lumtur që ishte afër babushit Hamëzes dhe komandantit Legjendar Adem Jashari nga të cilët nuk u nda deri në rënie as në betejën e 5,6 dhe 7 marsit. Besimi i ri është krenar që mbanë emrin e axhit dhe duke qenë shembull për të rinjtë po vazhdon rrugën e tij duke u përgatitur për t’i kontribuar shtetit në një formë tjetër”, shkroi ai.


You may also like