Dj Dagz imitioi Ilirin në darkën me Einxhel, bashkëshortja e balerinit bën komentin epik

by admin
Spread the love

Pas puthjes së shumëpritur të tyre, Einxhel dhe Dagz duket se janë “çliruar” dhe po shijojnë romancën e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, ata kaluan natën në suitë ku nuk munguan momentet intime së bashku në xhakuzi.

Por, teksa darkonin, Arbri në një moment ka vendosur që të imitojë Ilirin, me të cilin asnjëri prej tyre nuk kanë patur marrëdhënie të mira.

Kjo nuk i ka shpëtuar bashkëshortes së balerinit të njohur, Emanuela Morini.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” me mbishkrimin: “Arbri dhe Einxhel në suitë, ai imiton Ilirin”, Emanuela ka shkruar:

“Arbri mendon gjithmonë Ilirin? Je në një darkë me një grua… mos mendo për Ilirin”.

Komentin e saj e kanë mbështetur qindra fansa që i kanë bërë like komentit. Madje dhe shumë të tjerë kanë patur të njëjtin sugjerim.


You may also like