Dj Crax: Si mbahet gjallë jeta e natës në Tiranë, puna e përhershme me Noizy-in dhe ca sekrete OTR

by admin
Spread the love

Ai është bashkëshoqërues i Noizy-t në çdo koncert, por edhe i anëtareve të tjerë të grupit OTR. Njihet si Dj Crax ose Super Crax dhe puna e tij apo e grupit OTR flet prej vitesh, ndërsa pasioni për muzikën e ka ndihmuar të realizojë projekte fantastike nën Label-in OTR.

Pak muaj më parë ka publikuar një projekt në bashkëpunim me EngliVersal që mban emrin “Dridhe Pak”. Një këngë me shumë ritëm, e cila të vë menjëherë në lëvizje. Crax premton që projektet e tjera, dy prej të cilave dalin shpejt, do të jenë në të njëjtën linjë dhe do bëhen shpejt të preferuarat e publikut. Në një intervistë ekskluzive për Revista Who ai ka zbuluar shumë gjëra që nuk i dinim për punën e një Dj në vendin tonë dhe bashkëpunimin e ngushtë të tij me Noziy-n.

Ti je Dj i një prej reperave më të njohur shqiptarë, si është të punosh me Noizyn?

Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë ndër hapat më të rëndësishëm të jetës sime , njeri shumë i drejtë dhe mbi të gjitha korrekt në punë dhe në biznes.

Na listo tre gjëra që njerëzit nuk dinë për Crax?

Nuk ka shumë gjëra që nuk i dinë, por është një fakt interesant që shumica nuk janë në dijeni që jam shqiptar nga Kosova edhe ka shumë raste që nuk e besojnë!

Si lindi pasioni yt për muzikën dhe sa kohë ka që e ke kthyer në profesion?

Pasioni ka lind si i vogël, kam qenë në shkollë të muzikës në instrument, ndërsa me profesionin si Dj kam filluar tani e 14 vite.

Çfarë mendon se të ka bërë të suksesshëm në jetën e natës?

Në jetën e natës të suksesshëm na ka bërë muzika që kemi krijuar në veçanti Noizy, i cili ka sjellë trendet e reja të muzikës në çdo kohë!

Çfarë të frymëzon për krijimet e tua muzikore?

Frymëzimi është 100% brenda rrethit të grupit! Çdo gjë lind në studion e OTR RECORDS.

Sa paguhet një Dj në vendin tonë?

Nuk e di sa paguhen, unë vetë nuk e tregoj çmimin (qesh), por gjithsesi mendoj që nuk vlerësohet sa duhet puna si Dj në vendin tonë (sa i përket pagesës). Ka raste që më shumë paguhet një hostes se një Dj, kjo është e pa pranueshme!

Çfarë mendimi ke për muzikën në Shqipëri, atë që po merr miliona klikime aktualisht?

Muzika shqiptare ka arritur të dëgjohet në të gjitha vendet e botës. Për sa i përket pjesës se klikimeve nuk më takon të flas se rekordet ka vite që flasin, por mendoj që viteve të fundit po luhet një lojë e dyshimtë në klikime sidomos nga artistët e rinj dhe mendoj që kjo nuk i ndihmon në karrierën e tyre!

Çfarë këshille do i jepje të rinjve që synojnë t’i futen muzikës e mbase të bëhen Dj të suksesshëm?

Këshilla ime për Dj e rinj është që të punojnë me vullnet dhe pasion dhe të dinë me kë punojnë dhe kush i vlerëson, suksesi vjen me punë!/revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like