Dita e shtatë e kërkimit të personit të zhdukur nga fshati Tenovë në Tetovë, në kërkim janë kyçur 70 policë

by admin
Spread the love

Qendra rajonale për menaxhim me kriza po realizon kërkim intensiv për personin e zhdukur nga fshati Tenovë i Tetovës. Siç informuan, sot në kërkim janë kyçur 70 policë.

“Sot, 12.08.2023, siç u planifikua, udhëheqësi i QRMK Tetovë dhe komandantit të SPB Tetovë njoftojnë se nga ora 10:00 në hetim janë kyçur 70 policë të cilët do të kërkojnë terrenin tek arat dhe pylli në afërsi të fshatit Tenovë”, thonë nga QRMK Tetovë.

Ata shtojnë se, nëse edhe sot nuk kanë sukses në kërkim, do të kërkojnë ngadalësim të niveit të lumit Vardar që kalon pranë fshatit, për kërkim më të lehtë.

“Në rast se edhe sot nuk ka gjurmë nga personi i zhdukur dhe nuk gjendet, nga 14.08.2023, e hënë, QRMK Tetovë do të kërkojë nga HEC “Mavrovë” të ngadalësojë lëshimin e ujit, ndërsa me atë të ulet niveli i ujit në lumin Vardar ku do të të kërkohet në shtratin e lumit që kalon pranë fshatit”, thanë nga QRMK Tetovë.

Ndryshe, më 6 gusht rreth orës pesë të mëngjesit, me thirrje në numrin 112 është paraqitur se është zhdukur personit nga Tenova, Komuna e Bërvenicës, ndërsa kërkimi ende vazhdon.

You may also like