Dita e shqiptarëve në Serie A: Roma-Atalanta epiqendra, luan edhe Lazio

by admin
Spread the love

Inter-Salernitana hapi javën e 28-të të Serie A në Oversport dhe tani zikaltrit ua kanë lëshuar sfidën rivalëve. Gjithsesi duhet pritur nesër për supersfidën Napoli-Milan, pasi për sot në program janë tre duele të tjera. Gjithccka nis në orën 15:00 dhe sot priten shumë shqiptarë në fushën e blertë.

Takimi i parë është Udinese-Sampdoria, mes dy ekipeve që duan të largohen sa më shpejt nga zona e ftohtë e klasifikimit që nuk është larg. Trajnerët kanë projektuar edhe formacionet që do të hedhin në fushë dhe sipas Sportmediaset do të jenë si në foton më poshtë.

Udinese-Sampdoria, formacionet e mundshme

Ora 18:00 sjell një derbi shqiptarësh dhe një sfidë direkte për Europën. Roma-Atalanta është një nga duelet më të bukura të kësaj javë në Serie A dhe Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti, i rikthyer nga pezullimi, janë projektuar titullarë në skuadra e tyre.

Toloi nuk është në urdhrat e Gasperinit, i pezulluar, ndërkohë që vijojnë të jenë jashtë Zapata dhe Ilicic, sikurse Spinazzola te Roma. Tek Atalanta ka një dilemë për sulmin, nëse do të luajë Boga apo Muriel në majë.

Roma-Atalanta, formacionet e mundshme

Mbrëmja mbyllet me duelin Cagliari-Lazio. Skuadra e Mazzarri kërkon vazhdimësinë, pas fitores me Torinon dhe ndaj ekipit të Sarrit sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Të dyja skuadrat duan tre pikët nga kjo ndeshje. Te Lazio Strakosha pritet titullar, kurse Hysaj do ta nisë sërish nga stoli.

Sarri ka pikëpyetje për sulmin, teksa janë në balotazh mes Pedro dhe Felipe Anderson. Sot me shumë mundësi do të luajë nga fillimi Acerbi, i cili është rikuperuar, ndërsa pas problemeve të Cataldi në mesfushë ka vend edhe për Lucas Leiva. Te Cagliari do të vendoset në fund për Baselli e Nandez, që janë në dyshim. / oversport.tv

Cagliari-Lazio, formacionet e mundshme

You may also like