Dita e pestë e protestës në Leposaviq ishte e qetë, dhia mori vëmendjen kryesore (VIDEO)

by admin
Spread the love

Dita e pestë e protestës në Leposaviq ka vazhduar të jetë e qetë edhe sot.

Edhe sot protestuesit nga orët e hershme të mëngjesit kanë qëndruar para objektit të komunës, ku po kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj në veri.

Protestuesit po vazhdojnë të kërkojnë që kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulëzim Hetemi bashkë me Policinë e Kosovës të largohen nga objekti i komunës.

Ajo çfarë e ka karakterizuar ditën e sotme ishte sjellja e një dhie nga ana e protestuesve që në trupin e saj e kishte shkruar mbiemrin e kryetarit të Leposaviqit.

E, udhëheqësi i protestuesit po i udhëheq ish-kryetari i kësaj komune, Zoran Todiq, i cili tha se ata po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe nuk do të zmbrapsen deri në arritjen e qëllimeve të tyre.

Todiq tha se serbët nuk i kanë sulmuar mediat por nervozizmi i protestuesve ishte se nuk kanë dashur që të xhirohen fshehurazi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like