Dita e 17-të e luftës Rusi-Ukrainë, çfarë ka ndodhur deri më tani

by admin
Spread the love

Ka nisur me shpërthime të fuqishme në Kiev dhe disa qytete të tjera, dita e 17-të e luftimeve në Ukrainë. Sipas autoriteteve lokale, sulme janë regjistruar në në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, The Guardian

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Rusët kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Melitopol, Ivan Fedorov. Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte.

-Imazhet satelitore tregojnë se forcat ruse po i afrohen gjithnjë e më shumë Kievit.

-Zelenskiy akuzoi Rusinë se kishte rekrutuar “vrasës nga Siria” për të luftuar kundër Ukrainës pasi Kremlini rriti përpjekjet për të marrë përforcime nga Lindja e Mesme.

-Ushtria e Sirisë ka filluar të rekrutojë trupa nga radhët e saj për të luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë, duke premtuar pagesa prej 3,000 dollarë në muaj – një shumë deri në 50 herë më shumë se paga mujore e një ushtari sirian.

-Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh të premten për të diskutuar pretendimet e Moskës se SHBA-ja po financon “zhvillimin e armvë biologjike” në Ukrainë. 

-SHBA ka paralajmëruar mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia.

-Forcat ruse sulmuan 3 qytete në Ukrainë, duke përfshirë dy në perëndim të vendit.

-Qindra mijëra civilë mbeten të bllokuar por situata në Mariupol është veçanërisht e rëndë. 7,144 njerëz janë evakuuar nga katër qytete të Ukrainës të premten, tha Zelenskiy në një fjalim televiziv.

-Një gjeneral rus është vrarë, sipas zyrtarëve perëndimorë.

-Joe Biden njoftoi planet për të ndaluar importin e ushqimeve të detit, vodkës dhe diamanteve nga Rusia si hakmarrje për luftën e Putinit kundër Ukrainës.

-SHBA ka akuzuar Rusinë për shkelje të parimeve të sigurisë bërthamore.

-Agjencitë perëndimore të inteligjencës po hetojnë një sulm kibernetik nga hakerë të paidentifikuar. Sulmi ndërpreu internetin në Ukrainë.

-Ukraina akuzoi Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar pasi rrëmbeu kryebashkiakun e Melitopolit. Zyrtarët ukrainas thanë se kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov u rrëmbye pas akuzave për terrorizëm.

Rruga Press

You may also like