Dita Botërore e Diabetit/ 600 fëmijë të prekur në Shqipëri, apeli i mjekut Florian Toti: Jini sa më aktiv

by admin
Spread the love

Shifrat e personave të prekur nga diabeti po rriten frikshëm, sidomos pas pandemisë së Covid-19.

Nga viti i kaluar, këtë vit është rritur me gati 7 mijë numri i pacientëve që janë diagnostikuar rishtazi me diabet.

Përllogariten të jenë diku 93 mijë persona që trajtohen me diabet në vendin tonë, por kjo shifër mund të jetë më e lartë, pasi ka persona që nuk e dinë që mund të jenë prekur nga kjo sëmundje. Përllogariten 600 fëmijë të prekur nga diabeti, ndaj në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, kërkohet sensibilizimi i qytetarëve për një jetë të shëndetshme.

Në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve, mjeku endokrinolog Florian Toti shpjegon pse janë rritur shifrat e të prekurve me diabet.

“Faktorët janë disa. E para gjatë pandemisë kontrollet rutinë u pakësuan dhe u ndaluan fare. Këto raste që po zbulohen 2 vitet e fundit, janë ato që nuk e dinin.E dyta një arsye mendohet se mund të jetë edhe covid. Nuk duhet harruar terapia që është përdorur për të sëmurët me Covid që ka shkaktuar diabet tek ata personat që kanë qenë të predispozuar. Sa më shumë plaket popullsia, aq më shumë rriten shanset.”-shprehet mjeku

Mjeku ka edhe një apel për qytetarët, në ditën botërore të Diabetit

Këshilla e parë dhe më rëndësishme, të jeni sa më aktiv, të njihni rrezikun tuaj për diabet, sa mundësi kemi për diabet dhe çfarë mund të bëjmë, 30-40 minuta në ditë, të ushqehemi shëndetshëm dhe në këtë mënyrë të mësojmë edhe fëmijët.”- shprehet mjeku.


Top Channel

You may also like