Disfata e rëndë në derbi, Milan kërkon “shpëtim” te Ibrahimovic

by admin
Spread the love

Milan pësoi një disfatë të rëndë në derbi ndaj Interit teksa u mposhtën me shifrat 5-1.

Një rezultat që mund të ndikojë shumë në vazhdimësinë e kuqezinjve përgjatë këtij sezoni sidomos kur ndeshja e radhës vjen shpejt, madje bëhet fjalë për një përballje europiane si ajo ndaj Newcastle në Champions League.

Për të evituar të papritur dhe një “shok” të ekipit në fushë, në Milanello qendrën sportive të Milanit është rikthyer Zlatan Ibrahimovic. Impakti i sulmuesit te kuqezinjtë vijon të mbetet shumë i fortë me suedezin që ka mbajtur edhe një fjalim para skuadrës në përpjekje për të rikthyer sërish frymën pozitive në grupin e trajnerit Stefano Pioli.

Ndërkohë, vizita e Ibrahimovic në Milanello është trajtuar me humor edhe nga faqja e njohur në Itali, “Gli Autogol”.


Top Channel

You may also like