Disa të helmuar në spital në Kroaci nga pija e famshme me gaz

by admin
Spread the love

Kompania Coca-Cola ka konfirmuar sot se një person është shtruar në spital pas konsumit të një prej pijeve të tyre në një bar në Kroaci.

Ministri kroat i shëndetësisë Vili Beroš, konfirmonte disa incidente me produktet e kompanisë duke thënë se personat janë në gjendje të stabilizuar dhe jo kërcënuese për jetën.

Personi i paemëruar publikisht kishte pirë limonatën Romerquelle Blueberry në një kafe në kryeqytetin Rijeka, para se të shtrohej në spital.

Të tjera postime në rrjetet sociale kroate tregonin se disa njerëz ishin “helmuar rëndë” nga produktet e kësaj kompanie, shkruante rrjeti vendas Index.hr, por detajet ishin të pakta.

Pija në fjalë listohet si e prodhuar nga ‘Coca-Cola Hellenic Bottling’ ndërsa mediat vendase thonin se një tjetër person në Zagreb u helmua rëndë pasi piu një Coca-Cola në shishe plastike, të cilën e kishte blerë në makinë automatike të universitetit.

Autoritetet shtetërore thanë se po hetojnë natyrën e saktë të rasteve të helmimit.

Ministri i shëndetësisë Vili Beroš tha se ‘Coca-Cola Croatia’ ka pranuar incidentin me ujin mineral Romerquelle duke u zotuar për bashkëpunim të plotë, shkruan rrjeti vendas Novilist.

Edhe në vitin 2017 një gjykatë në Nigeri vendosi se pijet e njohura me gaz të rrjetit Coca-Cola mund të jenë helmuese.

Asokohe gjykata tha se përzierja e këtyre pijeve me përbërës që kanë vitaminë C rrezikon konsumatorët.

Gjykatësi nigerian Adedayo Oyebanji urdhëroi kompaninë të vendoste paralajmërime në shishet e Fanta e Sprite që ato të mos pihen me vitamin C, si dhe gjobiti kompaninë ne 2 milionë naira ($2,500) për mangësi në standardet shëndetësore.

Ministri kroat i shëndetësisë Vili Beroš, konfirmonte disa incidente me produktet e kompanisë duke thënë se personat janë në gjendje të stabilizuar

You may also like