Disa arsye pse duhet t’i kopjoni Laura Pausinit grimin e syve që realizoi në Eurovision 2022

by admin
Spread the love

Të gjithë sytë kanë qenë te mikëpritësja e eventit europian të këtij viti, Laura Pausinit. Ajo i ka surprizuar fansat me një look total rozë, nga fustani tek grimi e deri tek manikyri në Eurovision 2022.

Ky edicion ka dalluar për ngjyrat e artistes pasi ajo është shumë e dashur në të gjithë botën. Roza është nuanca që dominon në tre veshjet e mbrëmjes të dizajnuara për të nga Pierpaolo Piccioli për Valentino-n. Make-up është realizuar me rimel të guximshëm që mbështjell syrin me shumë ngjyra. Të gjitha këto të theksuar nga eyelineri i zi dhe qerpikët fals shumë të gjatë.

Buzët janë të lyer me një nuancë më natyrale siç është blushi me efekt të marrë nga trendet e viteve 80, ndërsa manikyri i zgjedhur është rozë e thellë me shkëlqim.

Roza nuk ishte dukur kurrë kaq bukur dhe ekspertët theksojnë se do i shohim gjithandej nuancat e saj të ëmbla.

Me rikthimin e trendeve të së shkuarës, mesa duket rikthimi në bazë do jetë me rozën dhe ngjyra të mgjashme me të që japin një efekt të fortë me vështrimin e parë. 

Me rozën do bini edhe në sy ndaj keni më shumë se një arsye për ta zgjedhur.

You may also like