Dionisi: Po fitojmë qëndrueshmërinë, sulmuesit duhet të vazhdojnë kështu  

by admin
Spread the love

Një fitore mjaft e bukur ajo që Sassuolo arriti në transfertë kundër Venezias. Ekipi i Dionisit konfirmoi edhe njëherë ecurinë pozitive, këtë herë me poker. Për të komentuar ndeshjen, përpara mikrofonave të DAZN u ndal vetë tekniku i Sassuolos që u shpreh mjaft i kënaqur nga ekipi i tij.

“Arritëm të shënonim fitoren e tretë radhazi, qëllimi është të arrijmë tek fitorja e katërt. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, tek e dyta rrezikuam ta komplikonim vetë. Ndeshja tjetër është si një finale, tani na takon neve të vendosim një objektiv më të lartë se ai i vendosur në fillim të sezonit.

Sulmuesit duhet të vazhdojmë të luajmë kështu, duhet të jemi të paparashikueshëm. Sa më shumë mundësi të kenë ata për të prekur topin përpara, aq më shumë raste kemi për të shënuar”.

QASJA NDAJ NDESHJES- “Sinqerisht besoj se në këto ndeshje, nëse kemi qasjen e duhur, vështirë se mund të gabojmë. Është gjëja më e rëndësishme, preferoj t’i japim vazhdimësi qasjes dhe mentalitetit tonë. Na mungonte dhe tani po fitojmë edhe qëndrueshmërinë”.

Berardi anësori më i mirë italian? “Jam dakord” (qesh). /oversport.tv

You may also like